Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, gjatë fjalimit të saj në Parlament ka konfirmuar të dhënat e para për autorin e sulmit terrorist drekën e djeshme në urën Westminster. Sipas saj, autori është i lindur në Britani dhe ishte i njohur për Agjentët e Inteligjencës “MI5”.
Ajo ka thënë se atentatori ka vepruar i vetëm, dhe nuk ka arsye për të besuar se ky sulm do të pasohet nga të tjerë. Megjithatë niveli i sigurisë do të mbetet i lartë në kryeqytet.
Autori ishte hetuar para ca vitesh në lidhje me terrorizmin ekstrem.