Vetëm dhe dy ditë na ndajnë nga protesta e radhës së opozitës kundër qeverisë “Rama”.
Por, duket se qeverisa po i paraprin 25 majit, pasi forcat e rendit kanë nisur të ndërmarrin masat e para të sigurisë.
Ditën e sotme kryeministria është rrethuar nga gardhi metalik, në ndryshim nga herët e tjera, ku perimetri i saj rrethohej disa orë para protestave.
Po ashtu, me gardh metalik është rrethuar dhe Kuvendi, ndërsa shtyllat në të dy këto institucione janë lyer me graso.
Ndërkohë, pritet dhe blindimi i derës kryesore së kryeministrisë, e cila më 11 maj u sulmua vazhdimisht nga protestuesit me bomba molotov.
Pritet që në protestën e 25 majit të jenë ta angazhuar mbi 1500 punonjës të policë./Opinion.al E.Xh.