Kryeministri Edi Rama është pritur në Budapest të Hungarisë nga homologu i tij, Viktor Orban.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar disa foto gjatë takimit të tyre.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Viktor Orban do të nënshkruajnë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.
Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest.