Ligji ekzekutiv i Donald Trump për ndalimin e emigracionit nga 7 vende arabe me shumicë myslimane, duket se ka ngjallur reagime mbarëbotërore.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i njohur për përzemersinë e tij ndaj emigrantëve, ka qenë ndër të parët që ka publikuar një mesazh për refugjatët që do t’i refuzojë Amerika: Kanadaja ju mirëpret!
Trudeau ka reaguar ndaj politikave të Presidentit të SHBA-së për refugjatët dhe ka thënë se do ta diskutojë me të këtë çështje.
“Ata që ikin nga persekutimi, terrori e lufta, duhet ta dinë se kanadezët do t’i mirëpresin. Diversiteti është fuqia jonë. Mirësevini në Kanada”, ka shkruar Trudeau