Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kryeministri shqiptar më sulmoi verbalisht”, deputetja greke:Vendosëm të anulojmë darkën

2022/10/13 at 10:45 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kryeministri shqiptar më sulmoi verbalisht”, deputetja greke:Vendosëm të anulojmë darkën

Pas debatit një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama nga asambleja e KiE, ka reaguar deputetja greke, Nina Kasimati.

Në një postim në  ‘Facebook’, deputetja greke thekson se Rama e sulmoi verbalist, pasi Kasimati e pyeti si po ecën procesi i anëtarësimit në BE, në një kohë kur Shqipëria forcon marrëdhëniet me një shtet si Turqia.

Ajo thotë se për shkak të përgjigjes së Ramës krerët e të të gjitha grupeve politike, vendosën unanimisht për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare të thirrur nga kryeministri shqiptar.

“Pak më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht përpara seancës plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë të së Majtës Evropiane në Kuvend e pyeta zyrtarisht se si po ecte procesi i pranimit të Shqipërisë në BE, me gjithë marrëdhëniet gjithnjë e më të thelluara strategjike me Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij provokues në përgjithësi, i paprecedentë në Strasburg, shkaktuan reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike, të cilët vendosën unanimisht në një shenjë mosmiratimi për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare të thirrur nga kryeministri shqiptar”, thuhet në reagimin e saj.

Nina Kasimati (Greqi): Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë.

A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim.

Edi Rama: Zonjës nga Greqia tani është e kuptueshme pse jeni e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Në politikën tonë të jashtme të dyja përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj në lidhje me Shqipërinë. Keni problemet tuaja. Shpresoj që t’i zgjidhni përmes dialogut dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve tanë strategjikë e miqve. Fqinjët janë aty përgjithmonë, gjyshja ime që ishte e mençur më thoshte “fqinji i lumtur është shtëpi e  lumtur” dhe e kundërta është e qartë. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Pa Turqinë kriza e refugjatëve e 2015 do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet për të fuqishme të Evropës ishte Turqia që qëndroi në portet e Evropës dhe bëri atë që bëri.

Dua të shtoj se kam nderin të njoh dhe privilegjin të konsideroj veten si mik të të dyve. Janë njerëzit më të mirë në vendin e duhur për ta zgjidhur këtë. As Greqia nuk do ikë dhe as Turqia.

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
“S’ndiheshin mirë pas fjalimit”, Rama: Disa të ftuar nuk erdhën në darkën tonë

"S'ndiheshin mirë pas fjalimit", Rama: Disa të ftuar nuk erdhën në darkën tonë

Për të dytën herë brenda pak javësh, deputeti i PD-së paraqitet në SPAK

Për të dytën herë brenda pak javësh, deputeti i PD-së paraqitet në SPAK

Turizmi/ Zhupa: Ministrja ka ardhur sot e pamaskuar. Ja si i përgjigjet Kumbaro

Turizmi/ Zhupa: Ministrja ka ardhur sot e pamaskuar. Ja si i përgjigjet Kumbaro

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com