Kryeministri Edi Rama ka ndar mëngjesin e sotëm pamje nga Ura e Mesit në Shkodër.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se Ura e Mesit është një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.
Postimi i plotë:
“Mirëmëngjes dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.