Kryeministri Edi Rama është shprehur se Qeveria do të tërheqë ligjin e riciklimit të mbetjeve. Këtë lajm Rama e dha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri tha se është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt.
“Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë. Jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt. Flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”, tha kryeministri Rama. /Opinion.al