Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien në Shkup.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka postuar foto nga ky takim dhe shkruan se:
“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama./Opinion.al