Tuneli i Llogarsë do të hapet më 5 Korrik 2024. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet socoiale shkruan se tuneli hapet më 5 korrik.
Krahas lajmit, kryeministri Rama ka shpërndarë dhe një pamje më të plotë të tunelit të Llogarsë, ku po kryhen punimet e fundit deri në hapjen e tij.
Puna për tunelin do të rifillojë në vjeshtë për të përfunduar të gjithë veprën, përfshirë tunelin e emergjencës.
Këtë vit kalimi në tunel do të jetë falas, ndërsa pagesa do të nisë nga viti i ardhshëm.
Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Vlora për në Palasë.