Aktualitet

Kryeministri Rama mbërrin në Azerbajxhan, ja takimet që do zhvillojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 14/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të enjte në Azerbajxhan, ku do zhvillojë vizitën e tij zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliye. Vetë kreu i qeverisë ka publikuar pamjet në rrjetin social “Facebook”.

Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Më pas në 16:30 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

AXHENDA

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

 11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

 13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

Pas