Aktualitet

Kryeministri Rama i përgjigjet ftesës së presidentit Meta për debat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 09/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës për debat televiziv presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama ironizoi presidentin Meta duke thënë se para debatit me të ai duhet të bëjë debat me Monika Kryemadhin për kreun e LSI dhe me Lulzim Bashën për kreun e opozitës.

Por në kushtet aktuale kryeministri Rama tha se nuk do të zhvillojë debat me presidentin Meta.

Ilir Meta ju ka dërguar një letër, por ajo që më ka bërë përshtypje është se thotë që ju më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë ministër, kjo tregon sa i do Meta emigrantët. Meta, Saliu, Monika dhe Luli, po për këtë të fundit mi merrni me rezerve, nuk duan të dinë fare as për emigrantë por për asnjë që nuk hyn në rrethin e tyre. Po nuk ishe i korruptueshëm nga LSI ti nuk ekziston për Metën. Që unë kam qenë emigrant është fakt, që dua të kemi emigrantë në lista është e natyrshme por kjo këngë e një emirati qe u bë ministër është e një personi që e do Shqipërinë vetëm për vetë, po ta kishte do e kishte zbrazur komplet. Ilir meta flet për banditë dhe trafikantë janë bashkuar me PS dhe ndërkohë që profesorë janë larguar nga PS. Këtu vlen diçka tjetër, jo vetëm për reformën në drejtësi, atë që ka bërë PS për luftën ndaj krimit nuk e ka bërë njeri. Kujt i shkonte ndërmend që ata që janë dënuar të jepnin llogari për pasurinë e tyre, ne po e bëjmë. Tani Iliri do video, unë me video nuk merrem dhe nuk më interesojnë. Se kërkon video për skutat ku futet por është e sigurt që asnjë president në botë s’ka që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Fakti që futet në skuta kthesa dhe mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari, është kriminale. Thonë që na e bëre president, ai u bë president me votat e veta dhe të PS. Nuk e kam menduar që do shkallonte deri në këtë pikë. Meta thotë hajde në debat, Luli hajde, Monika hajde. Vetëm Saliu nuk thotë se e di që është e gabuar. Iliri të bëjë njëherë debatin me Monikën kush është kreu i LSI se që punon për LSI fshehurazi është fakt. Që të dy janë aksionerë është fakt. Që është turp që njëri ikën president dhe lë tjetrën të drejtojë ndërmarrjen dihet. Pasi ta zgjidhin këtë, pasi të mundi Monikën në debat pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kreu i opozitës. Po e fitoi pastaj shohim. Po kështu jo.”, tha Rama. /Opinion.al

Pas