Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri Rama i përgjigjet frontit opozitar: Nuk dorëzohem! Krimin do e luftojë kjo mazhorancë

2017/10/18 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E pabesueshme, rama thyen rekordin/ Ja sa orë ka folur live në TV 

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës së bashkuar PD-LSI e cila kërkoi sot dorëqjen e tij duke e akuzuar si të kapur nga krimi. Rama akuzon LSI se ka qenë me “cadrën” edhe kur ishte në qeveri dhe madje ka qenë edhe kundër vetingut. Sipas Kryeministrit, luftën me krimin do ta bëjë kjo mazhorancë edhe pse e di se do të ketë plagë. Mes rreshtave ai lë të kuptohet se e ka dorëzuar Saimir Tahirin, por se qeveria është e vendosur të bëjë reformën në drejtësi dhe të luftojë jo vetëm drogën por edhe asetët e krininelëve. “Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë”, thotë Rama ndër të tjera.


Kryeministri Edi Rama në facebook:

ASGJË E RE NGA FRONTI

Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!

Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit.

Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë.

Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.

Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij.

Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për Vetingun dhe reformën në drejtësi (Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në sytē e Amerikës e të Europës!).

Ne sot jemi plotësisht të angazhuar që Vetingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset. Për të gjithë, pa asnjë dallim.

Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front, nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të perfituara nga krimi.

Në këtë luftë jemi bashkë me shqiptarët e arsyeshëm dhe me partnerët tanë strategjikë, prandaj do ta fitojmë siç fituam luftën e gjatë, të vështirë, me plot baltë e jo pak probleme brenda vetë Policisë së Shtetit, për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë e për heqjen e kësaj njolle të vjeter turpi nga fytyra e Shqipërisë që duam.

Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.

 

Etiketa: akuzadrogefronti opozitarPD-LSIramatahiri


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
Bota

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

13 Tetor, 2025 7:28 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”
Politikë

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

13 Tetor, 2025 5:44 pm
Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza
Bota

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

13 Tetor, 2025 5:21 pm
Agron Shehaj: Partia Mundësia, forca e tretë politike në të gjitha qarqet
Politikë

Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ, kërkon seli qendrore

13 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

Ngjarja e Tahirit…dhe fenomeni

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Edhe ne po i hetojmë Habilajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda: Edhe ne po i hetojmë Habilajt

Jep dorëheqjen trajneri i Superligës shqiptare

Jep dorëheqjen trajneri i Superligës shqiptare
















TE FUNDIT

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
13 Tetor, 2025

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga...

Lexo më shumë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
13 Tetor, 2025

Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi. Kështu...

Lexo më shumë

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
13 Tetor, 2025

Donald Trump ka nënshkruar planin e paqes në Gaza në samitin me liderët rajonalë në Sharm el-Sheikh, duke e përshëndetur...

Lexo më shumë

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
13 Tetor, 2025

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com