Kryeministri Edi Rama foli edhe një herë për çështjen e 21 janarit, duke thënë se nuk mund të rrijë kokë ulur çdo vit para familjarëve të 4 viktimave.
Rama kërkoi që “kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e të kaluarës, e më në fund të hetohen 21 janari”.
“Unë nuk dot të rri dhe të pres çdo 21 janar dhe të rri me kokë ulur para atyre që më shikojnë në sy dhe ata nuk e thonë, por jam i bindur që e mendojnë. Ata thonë që ja dhe Edi Rama nuk e ka mendojnë tek plaga jonë dhe ne jemi shitur nga të 4 anët. Pse për të marrë medalje paanshmërie nga komuniteti ndërkombëtar rri këtu unë ?! Këtu sa me konstruktiv të jesh aq më shumë të godasin, e të japin mend sa më shumë të bësh rolin e qenit aq më shumë të thonë prit mos e ngacmo se do na lehë më fort”-u shpreh Rama.