Aktualitet

“Kryeministri më i dështuar në 30vite”,PD:Në 25 prill votohet për ndryshim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 26/02/21 |
Semiljana Azizi

Partia Demokartike i është përgjigjur ditën e sotme kryeministrit të vendit Edi Rama.

Nëpërmjet një deklarate të bërë nga ish-deputetja Albana Vokshi, bëhet me dije se Rama tashmë ka dështuar dhe s’do mundet të marrë dot një mandat tjetër.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se Rama nuk ka progresuar as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.

“Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.  Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.

Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.  Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.

Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.”- thuhet në deklaratën e PD-së.

Një tjetër problem i ngritur në deklaratën e Vokshit është dhe punësimi i të rinjve apo edhe 3-fishimi i pasurisë së kryeministrit Rama.

Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 viet ai ounoi për vete dhe për një grusht klientësh.

“Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.

Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!

Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!

Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!”– përfundon deklarata e Vokshit./Opinion.al

 

Pas