Bota

Kryeministri italian njofton dorëheqjen, rrëzohet qeveria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 14/07/22 |
Opi Nion

Ka rënë qeveria konsensuale midis palëve politike në Itali. Kryeministri italian Mario Draghi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen e tij këtë mbrëmje.

Draghi thotë se pakti mes palëve politike ka dështuar dhe se në këtë mënyrë qeveria nuk mund të qëndrojë.

Pas përplasjeve mes partive brenda qeverisë, Draghi thekson se qeveria nuk mund të arrijë objektivat e përcaktuara.

Vendimi vjen pas përplasjeve me partinë 5 Yje të ish-kryeministrit Giuseppe Conte, që kritikon për mungesën e reformave por edhe për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.

 “Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin. Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”-thotë kryeministri Draghi.

Pas