Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i cilësoi aleatët e demokratëve “memexhinj”.
Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati shkruan se shqiptarët anembanë vendit janë lodhur nga qeverisja e Ramës, teksa vijon më tej duke deklaruar se këtë kryeministri do ta kuptojë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha./Opinion.al