Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Spanjës tha në Beograd se përkrah Serbinë për çështjen e Kosovës

2022/07/29 at 9:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri i Spanjës tha në Beograd se përkrah Serbinë për çështjen e Kosovës

Spanja mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Beograd.


Kështu tha ai pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç më 29 korrik. Veç Serbisë, Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova është i vetmi vend në rajon që Sanchez nuk do ta vizitojë gjatë vizitës së tij në Ballkan. Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Vuçiçin, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidhë nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.

Ai gjithashtu tha se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian.

“Spanja do të jetë gjithmonë me ju dhe ju keni mbështetjen tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Spanjës, Sanchez i cilësoi si “fantastike”, duke shtuar se edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të arrijnë në të njëjtin nivel.

Ai tha shkëmbimi tregtar ka qenë në rritje në pesë vjetët e fundit, por tha se dëshiron që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë, duke paralajmëruar ardhjen e kompanive të reja nga Spanja në Serbi.

Sanchez tha se me Vuçiçin ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe pasojat e luftës në Evropë, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.

Vuçiç: Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e saj

Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme dhe pa kushte në procesin e anëtarësimit në BE, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Serbia e konsideron Spanjën një mik të madh”, shtoi ai.

Duke e falënderuar Spanjën për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, Vuçiç tha se e ka njoftuar kryeministrin Sanchez për rrjedhën e dialogut që Beogradi dhe Prishtina po zhvillojnë nën lehtësimin e BE-së.

Vuçiç tha se me kryeministrin spanjoll kanë analizuar situatën në Ukrainë dhe se ia ka atij “shpjeguar qëndrimin e Serbisë”.

Beogradi zyrtar refuzon t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Vuçiç tha se ai dhe Sanchez janë “të shqetësuar” dhe se “do të ishte mirë që lufta të përfundonte në mënyrë që ne të ktheheshim në jetën normale”.

Vuçiç tha se në vitin 2021, shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Spanjës ishte 811 milionë euro dhe se pret që të dy vendet “për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ekonomike të kalojnë një miliard euro shkëmbim [tregtar]”.

Presidenti serb deklaroi se në tetor në Beograd do të mbahet një forum i madh biznesi, i cili do të jetë vendtakim për biznesmenët nga Spanja dhe Serbia.

Vuçiç përmendi edhe bashkëpunimin mes dy vendeve në industrinë e mbrojtjes. Ai tha se Serbia ka blerë dy avionë transportues nga Spanja dhe se do të vazhdojë të blejë edhe pajisje tjera.

Presidenti i Serbisë tha se me kryeministrin spanjoll ka diskutuar edhe për pozicionin e Serbisë në Ballkan dhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, e cila përveç Serbisë përfshinë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vizitën e tij në Beograd, Sanchez do ta përfundojë më 30 korrik me një takim me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç.

Deri më një gusht, kryeministri spanjoll do të vizitojë edhe Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.

Sanchez po viziton rajonin me qëllim të “ringjalljes së procesit të zgjerimit” të BE-së në Ballkanin Perëndimor.



Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 30 korrik 2022

Parashikimi i motit, 2 Mars 2021

Parashikimi i motit, 30 korrik 2022
















TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com