Ditën e sotme është njoftuar se kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19
“Sapo jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Covid-19, kështu që unë duhet t’i bindem rregullave të izolimit dhe është e detyrueshme për sigurinë e kolegëve të mi,” tha Mishustin në një videokonferencë me Presidentin Vladimir Putin.
Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të ushtrojë detyrën si kryeministër. Propozim ky që është pranuar nga Presidenti Putin.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusidhe 1,073 viktima./ Opinion.al