Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Rumanisë jep dorëheqjen

2025/05/06 at 12:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri i Rumanisë jep dorëheqjen

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu njoftoi dorëheqjen e tij të hënën (05.05.).

Vendimin ai e mori pasi kandidati presidencial i koalicionit të tij qeveritar u eliminua në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën.

“Ne pamë se si votuan rumunët dje, gjë që do të thotë se koalicioni në pushtet nuk ka legjitimitet, të paktën në këtë konfigurim,” u tha ai gazetarëve pas një takimi të Partisë së tij Social Demokrate. Kandidati i koalicionit në pushtet, Crin Antonescu, mori 20.3 % të votave të dhëna.

Udhëheqësi populist i ekstremit të djathtë, George Simion mori shumicën e votave, me 40.5 %, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, një përsëritje e zgjedhjeve fillestare të vitit e kaluar.

Ai do të përballet me raundin e dytë, i cili do të mbahet më 18 maj, me kryebashkiakun e Bukureshtit, Nicusor Dan, mbështetës i BE, i cili mori 20.9 % të votave.

Kriza politike po përkeqësohet në Rumani

Ciolacu gjithashtu e shtyu partinë e tij Social Demokratike ta braktisë Koalicionin e Fuqisë. Social Demokratët kishin formuar një qeveri koalicioni me centristët liberalë dhe UDMR, një parti etnike hungareze, me qëllim të mbajtjes së vendit anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në një rrugë properëndimore. Pa këtë parti, një shumicë qeveritare mund të formohet vetëm me mbështetjen e së djathtës ekstreme brenda parlamentit.

“Ky koalicion nuk është më i ligjshëm,” u tha Ciolacu gazetarëve. “Presidenti tjetër do të më zëvendësonte gjithsesi, kjo është ajo që kuptova.”

Simion, aleat i Trumpit, kundërshton ndihmën ndaj Ukrainës

Zgjedhjet fillestare presidenciale vitin e kaluar u anuluan për shkak të shqetësimeve të përgjithshme për ndërhyrjen e Rusisë në favor të Calin Georgescut të djathtë, i cili ishte objekt i një hetimi dhe i cili e kishte të ndaluar të kandidonte në zgjedhje.

Aleat me Georgescun, Simioni, 38 vjeç, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe kritikon drejtuesit e Bashkimit Evropian.

Simion thotë se ai është në harmoni me lëvizjen “Make America great again” të presidentit amerikan Donald Trump dhe duket se përfiton nga një valë e ngjashme zemërimi popullor në Rumani, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se anulimi i zgjedhjeve të vitit të kaluar tregoi se Rumania nuk ndau vlerat amerikane, ndërsa Elon Musk e quajti presidentin e Gjykatës Supreme të vendit “tiran”.

Me rreth 19 milion banorë, Rumania është vendi më i populluar i Evropës Juglindore. Një fitore e Simionit në raundin e dytë të 18 majit do të rrisë numrin e liderëve euroskeptikë në BE, ku tashmë përfshihen Viktor Orban në Hungari dhe Robert Fico në Sllovaki./DW

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Makina përplasi efektivin e policisë, publikohen pamjet e aksidentit në Peshkopi

Makina përplasi efektivin e policisë, publikohen pamjet e aksidentit në Peshkopi

Plani i Izraelit për Gazën/ Reagon Hamasi: Jo më bisedime për armëpushim

Plani i Izraelit për Gazën/ Reagon Hamasi: Jo më bisedime për armëpushim

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore nëpër qytete

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore nëpër qytete

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com