Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

2025/04/28 at 7:56 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bëhen publike rezultatet e censit në Malin e Zi, më pak se 5% deklarohen shqiptarë

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal.


Ky lajm është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qeveria e Malit të Zi.

Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh.

Prokuroria e akuzon atë dhe Valentinë Gruboviqin se, si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva”, nuk kanë raportuar të ardhurat nga shitja e hapësirave të banimit dhe biznesit pikërisht në këtë kompleks.

Prokuroria njoftoi para tre ditësh se Gjykata Themelore në Kotor kishte konfirmuar aktakuzën.

“Dhënia e shtetësisë një personi që është nën hetim për shmangie taksash dhe mashtrime financiare mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi, veçanërisht në sytë e partnerëve nga Bashkimi Evropian, gjë që mund të ndikojë negativisht në investimet e ardhshme dhe në pozicionin negociues në procesin e integrimit evropian”, theksoi Spajiq në një shkresë dërguar ministrit të Policisë.

Për dy muaj deri te shtetësia

Shtetësia e nderit në Mal të Zi jepet ekskluzivisht në bazë të propozimit të zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Në rastin e Ramajt, propozimi kishte ardhur në vitin 2023 nga kryeministër i atëhershëm, Dritan Abazoviq.

Ligji për shtetësinë malazeze parasheh që një person mund ta fitojë atë nëse pranimi i tij ka “rëndësi të veçantë për interesin shtetëror, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv dhe interes të tjera të Malit të Zi”.

Për Ramajn, arsyetimi ishte se investimet e tij do të kontribuonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ndikonin në “zhvillimin ekonomik, financiar dhe industrial të Malit të Zi”.

Vendimi shoqërohej me një mendim pozitiv nga Ministria e Financave.

E gjithë procedura përfundoi brenda dy muajsh.

Megjithatë, kryeministri aktual ka shprehur “dyshime serioze” në ligjshmërinë e fitimit të shtetësisë së nderit, duke theksuar se mendimi pozitiv i Ministrisë së Financave nuk ishte shoqëruar me analiza të veprimtarisë së tij afariste në Mal të Zi.

“Unë konsideroj se rasti i Naser Ramajt mund të dëmtojë interesat jetike të Malit të Zi në disa nivele, sidomos nëse konfirmohet që shtetësia e nderit është dhënë pa verifikime adekuate ose mbi bazën e informacioneve të pasakta”, shkroi Spajiq.

Rishikimi i të gjitha shtetësive të nderit

Kryeministri Spajiq gjithashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të nxisë rishikimin e të gjitha shtetësive të nderit të dhëna, për të verifikuar nëse ato kanë kontribuar në hapjen e vendeve të punës, nxitjen e prodhimit dhe promovimin e Malit të Zi.

“Nëse del se shtetësitë e nderit janë dhënë si ‘shërbime personale’ ose pa kritere të qarta, kjo minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe hap rrugë për klientelizëm dhe korrupsion politik”, theksoi ai.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Qendrës për Arsimim Qytetar, deri në fund të nëntorit të vitit 2022, ishin dhënë mbi një mijë shtetësi nderi.

Mali i Zi në fund të po të njëjtit vit – nën presionin e Komisionit Evropian – zyrtarisht e hoqi programin e dhënies së shtetësisë ekonomike. Autoritetet më pas vazhduan të përpunonin qindra aplikime të mbetura.

Komisioni Evropian konstatoi se kjo skemë përbënte një rrezik që lidhet me sigurinë, pastrimin e parave, shmangien e taksave, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe se nuk ishte në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

Mali i Zi planifikon të mbyllë të gjitha kapitujt negociues me BE-në deri në fund të vitit të ardhshëm dhe të bëhet anëtar në vitin 2028.

Aktualisht ka të mbyllura më pak se 20 për qind të kapitujve./REL



Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Kampi i Gjadrit, media italiane: Janë “zhdukur” 16 emigrantë…

Kampi i Gjadrit, media italiane: Janë "zhdukur" 16 emigrantë...

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, autori mbante kapele dhe shall

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, autori mbante kapele dhe shall

Pa energji/ Raftet e boshatisura në dyqane, panik te spanjollët dhe portugezët

Pa energji/ Raftet e boshatisura në dyqane, panik te spanjollët dhe portugezët
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com