Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është kritikuar dhe përqeshur për shkak se e ka lavdëruar liderin e ndjerë kuban, Fidel Castro.
Pas vdekjes së Castros, Trudeau, babai i të cilit kishte miqësi të ngushtë me liderin revolucionar, publikoi një komunikatë, ku e vajton humbjen e, siç e quan ai, një lideri të shquar, transmeton Express.
Tredeau, po ashtu kujtoi miqësinë e babait të vet të ndjerë me Castron, si dhe takimin që kishte pasur vetë ai me Castron dhe tre djemtë dhe vëllain e tij – Raul, presidentin aktual të Kubës – gjatë një vizite bërë Kubës në fillim të këtij muaji.
“Më i madh se jeta. Revolucionar legjendar dhe orator,” ka thënë ai për Castron.
Por, disa amerikanë e kanë kritikuar deklaratën e tij, përfshirë dhe senatorin amerikan Marco Rubio nga Florida, i cili është nga Kuba me prejardhje.
“A është kjo komunikatë e vërtetë apo parodi? Sepse, nëse është deklaratë e vërtetë nga kryeministri i Kanadasë, atëherë është e turpshme dhe sikletshme,” ka shkruar në Twitter Rubio.