Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, rezulton pozitiv me Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri, i cili shkruan në Twitter se përgjatë 24 orëve të fundit, ka pasur simptoma të lehta dhe ka testuar pozitiv me koronavirus.
Johnson shton se është vetëizoluar dhe se do të vijojë të drejtojë qeverinë pëmes videokonferencave, ashtu siç është bërë dhe në ditët e fundit.
Sakaq, pyetja se nga kush mund të jetë infektuar kryeministri dhe kujt mund t’ia ketë transmetuar ai virusin, vijon të ngrihet nga mediat britanike.
Në ditët e fundit, Boris Johnson ka qenë në kontakt të ngushtë me zyrtarë të qeverisë, apo shkencëtarë me të cilët ka diskutuar rreth mënyrave të përballimit të situatës së krijuar nga pandemia./Opinion.al