Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, është shprehur në rast fitoreje të opozitës në zgjedhje edhe për postin e kryeministrit të vendit.
Kryemadhi tha se për këtë rast nuk ekzistojnë dilema as nga LSI dhe as nga PD, pasi shqiptarët më shumë se çdo popull tjetër nuk janë të gatshëm të protestojnë në qoftë se do të bëhet Monika apo dikush tjetër kryeministër.
Ajo tha se shqiptarët duan të shohin alternativat qeverisëse.
Kryemadhi: Unë 99% jam dakord që ta pranoj këtë gjë, por unë dua të jem fer kjo gjë duhet të jetë aktuale. Për sa i përket alternativa për të parë se kush do të jetë kryeministri i radhës. Ne e kemi të qartë dhe nuk kemi dilema, qoftë PD, qoftë LSI. Shqiptarët më shumë se çdo popull tjetër nuk janë të gatshëm të protestojnë në qoftë se do të bëhet Monika, apo dikush tjetër kryeministër. Shqiptarët duan të shikojnë alternativat