Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

2025/05/15 at 6:36 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.

“Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë”, theksoi kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shprehu kënaqësinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort.”

Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor.

 “Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion”, u shpreh zoti Vengu.

Më herët, zoti Starmer u prit në takim zyrtar nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri, ku u nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.

Ju sugjerojmë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

TE FUNDIT

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com