Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit por do të vijojë të qëndrojë i izoluar sipas njoftimit të zyrës së tij.
Johnson është vetëizoluar pasi një deputet që ai priti në kryeministri të enjten e kaluar, rezultoi i infetkuar me COVID-19.
“Kryeministri bëri një test dje dhe doli negativ por ai, në përputhje me rregullat për vetë-izolim, do të vazhdojë të vetë-izolohet,” tha zëdhënësi zyrtar i kryeministrit.
Kujtojmë se Johnson është infektuar më parë nga koronavirusi. Ai njoftoi se u prek më 26 mars dhe më pas u shtrua në spital ku u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv për disa ditë deri sa u shërua nga COVID-19. /Opinion.al