Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për largimin e Alma Hickës nga detyra si Avokate e Shtetit. Sipas tij, Hicka u largua vete për arsye personale.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës.Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit.Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruan ai.