Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministrat e bëjnë më të vështirë bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

2020/01/17 at 9:51 PM
në Aktualitet, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministrat e bëjnë më të vështirë bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

Përplasjet ndërmjet dy kryeministrave, atij të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj kanë vënë në një pozitë jo të mirë marrëdhëniet mes dy shteteve, thonë analistë të çështjeve politike dhe ekspertë të ekonomisë.


Ishte kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai i cili kishte ngritur një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Haradinaj. Tema për të cilën filluan polemikat ndërmjet dy kryeministrave, ka të bëjë me çështjen e shumëpërfolur për ndarje, korrigjim apo shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj, në disa raste, publikisht e kishte fajësuar Ramën se po mbron dhe po punon për realizimin e idesë për ndarjen e Kosovës. Por, së fundmi, deklaratat e tij janë pasuar me kundër-reagimin e Ramës përmes ngritjes së padisë për shpifje ndaj Haradinajt.

Analisti i çështjeve politike, Artan Murati, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e quan fatkeqësi situatën kur dy kryeministrat shqiptarë janë në procedura ligjore kundër njëri-tjetrit.
Sipas tij, kjo po dëshmon më së miri se përveç që nuk ka bashkëpunim shtetëror të mjaftueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka thellim të madh në çështjet dhe mënyrat se si i shohin proceset politike liderët e dy shteteve.

“Ndonëse ka pasur një lloj bashkëpunimi të mëhershëm mes qeverisë së Haradinajt dhe kryeministrit Rama në Shqipëri, madje duke u takuar edhe në takimet e përbashkëta të qeverive të të dyja shteteve, por në momentin kur kanë dalë në publik disa tema politike, për të cilat Rama dhe Haradinaj kanë shprehur qëndrime të kundërta, këtu kanë filluar përplasjet që nuk kanë mbetur vetëm përplasje personale, por të cilat kanë kaluar në nivel të kabineteve qeveritare”.

“Mjafton të shihet edhe koha kur është mbajtur mbledhja e fundit mes të dy qeverive dhe kjo përkon shumë me kohën kur ka qenë shumë aktuale tema e shkëmbimeve të territoreve, ku kanë qenë edhe qëndrimet e ndryshme të dy eksponentëve që kanë pasur pozitën e kryeministrit”, -thotë Murati.
Qeveritë e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, kanë filluar mbajtjen e takimeve të përbashkëta që në vitin 2014.

Deri më tani janë mbajtur pesë takime, në të cilat janë nënshkruar marrëveshje të shumta të bashkëpunimit. Qëllimi i marrëveshjeve, si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, është thënë se është një qeverisje e përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Përplasjet ndërmjet dy kryeministrave, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, do të kenë pasoja në bashkëpunimin ekonomik dhe në bashkëpunimin, në përgjithësi, ndërmjet dy vendeve.
“Askush nuk ka besuar që një ditë një kryeministër i Kosovës do të ballafaqohet në gjykatë me një kryeministër të Shqipërisë. Unë mendoj që faji kryesor në këtë rrafsh është i Edi Ramës (kryeministër i Shqipërisë) që e ka një qasje paternaliste ndaj Kosovës”.

“Është fatkeqësi që prodhuesit nga Kosova deklarojnë se më lehtë eksportojnë në Zvicër sesa në Shqipëri, për shkak të barrierave tarifore dhe jotarifore dhe taksës rrugore që unë e quaj një gjobë që iu vihet qytetarëve që vizitojnë Shqipërinë. Këto e kanë sjell nivelin e bashkëpunimit në shkallën më të ulët që njeh historia e shqiptarëve ndonjëherë”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë. Në vitin 2018, Qeveria e Edi Ramës pati vendosur taksën e rrugës, e cila pavarësisht peshës së automjeteve varion nga 5 deri në 22.5 euro në autostradën “Rruga e Kombit”.

Analisti Artan Murati thotë se përplasjet mes dy kryeministrave nuk do të duhej të ndikonin në raportet mes dy shteteve.

“Ajo çka duhet të kihet parasysh, edhe pse ka ndonjë konflikt individual mes politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, kjo nuk do të duhej të përkthehej në ngrirje të raporteve apo përkeqësim të raporteve në nivel institucional dhe shteteve, meqenëse individët janë të përkohshëm në ato pozita dhe kjo nuk duhet të dëmtojë bashkëpunimin e dy shteteve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, thotë ai.

Kosova dhe Shqipëria prej vitesh synojnë ta heqin kufirin mes dy vendeve, me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Por, kjo ishte margjinalizuar pas nismës rajonale për Mini-Shengenin ballkanik, nismë kjo e cila ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pasi që Kosova nuk kishte pranuar të jetë pjesë e kësaj iniciative për aq koha sa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur./REL/

Etiketa: edi ramaRamush haradinaj


Ju sugjerojmë

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Bota

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

17 Shtator, 2025 10:35 am
Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake
Aktualitet

Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake

17 Shtator, 2025 10:17 am
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

17 Shtator, 2025 9:40 am
Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
Aktualitet

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

17 Shtator, 2025 9:38 am
Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  
Aktualitet

Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

17 Shtator, 2025 9:32 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin
Kryesore

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Dita e tretë e dëshmisë së James Rubin

17 Shtator, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

17 Shtator, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

17 Shtator, 2025 7:56 am
Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

16 Shtator, 2025 11:39 pm
Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Para
Kurti: Jemi pranë marrëveshjes me LDK-në

Kurti: Jemi pranë marrëveshjes me LDK-në

Marrëveshja e re Rama-Basha, Mustafa Nano:Pse, Amerikës do ia hidhni ju?!

Marrëveshja e re Rama-Basha, Mustafa Nano:Pse, Amerikës do ia hidhni ju?!

Atentati ndaj Kovaçeviç mund të jetë porositur nga ish-shoku i skuadrës

Atentati ndaj Kovaçeviç mund të jetë porositur nga ish-shoku i skuadrës
















TE FUNDIT

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

Irani ekzekuton një tjetër agjent të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
17 Shtator, 2025

Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga...

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake

Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake
17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u...

Lexo më shumë

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
17 Shtator, 2025

Ilir Meta ka bërë një kërkesë për lirim para gjyqtares Irena Gjoka. Te Gjoka, gjyqtare paraprake e çështjes ndaj tij,...

Lexo më shumë

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

Dumani:Asnjë vend i rajonit s’mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm,duhet të veprojmë..
17 Shtator, 2025

Sot hapet gara për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit. Mbledhja do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com