Kryesore

Kryemadhi:Ndërkombëtarët mbyllin sytë, s’flasin për shkeljen e Kushtetutës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 18/02/20 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, është shprehur se ndërkombëtarët mbyllin sytë para shkeljeve të Kushtetutës nga Qeveria “Rama”.

E ndodhur në një takim me strukturat e LSI në Durrës, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke cilësuar atë si koka e krimit të organizuar në Shqipëri.

Sipas saj, LSI do e çlirojë ekonominë shqiptare nga kapja e oligarkëve, ndërsa ka premtuar se do të rrisë rrogat dhe se do të krijojë mundësi të reja punësimi për të rinjtë në vend.

 “Ndërkombëtarët mbyllin sytë. Ndërkombëtarët nuk flasin për shkeljet e Kushtetutës. A mund të më thonë ndërkombëtarët se ku është Kushtetuta sot? Një popull që nuk ka Kushtetutën, sigurisht që e bën vetë. Edi Rama shet dhe blen median. Rama është koka e krimit të organizuar. Ne si LSI do të çlirojmë ekonominë nga kapja e oligarkëve. Ne do të rrisim pagat, do krijojmë mundësinë për rininë, ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë si një vend europian. Unë asnjëherë nuk kam qenë në pushtet dhe kjo më ka bërë që të jem e lirë”, tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas