-U tha në Opinion

Kryemadhi:Me paratë e inceneratorit Lefter Koka ka shlyer kreditë,s’ka blerë vota


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 20/04/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka me paratë e inceneratorit të Elbasanit ka shlyer kreditë e tij personale.

Edhe pse Koka u zgjodh në vitin 2017 deputet nën siglën e LSI, Kryemadhi thotë në emisionin “Opinion” se ai nuk ka blerë vota për llogari të partisë që ajo drejton.

“Paratë që Lefter Koka ka marrë nga inceneratori i Elbasanit ka shlyer kreditë e tija bankare, nuk mendoj se me paratë e inceneratorëve i ka blerë vota në vitin 2017. Megjithatë dua të theksojë, a janë paratë e incenratorit të Tiranës që janë përdorur për blerje votash Tiranë,  Durrës, Elbasan Berat dhe Fier? Kjo është çështje që duhet ta zgjidh SPAK”,-tha Kryemadhi./Opinion.al

Pas