“Jam e bindur se shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Karriget që janë me paratë e krimit dhe drogës do të rrëzohen. Rama ka rënë moralisht dhe politikisht”, kështu është shprehur sot gjatë një takimi me të rinjtë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, beteja me krimin sot është e vështirë pasi krimi po drejton vendin.
“Sfida jonë përballë krimit do forcë dhe zemër. Është beteja sikur bënin gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, për të cilët nuk kishte rëndësi arma, apo pozicioni apo numri, por ata hynin në betejë me zemër. Ju të gjithë jeni koshient se kokaina dhe hashashi shite më kollaj sikur shiteshin farat e lulediellit nëpër shkolla”-u shreh Kryemadhi.