Pas vizitës në Tiranë të Përfaqësues së Lartë të BE, Federica Mogherini, e cila vlerësoi reformën në drejtësi, ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, u shpreh se ajo nuk është e çuditur nga qëndrimi i Përfaqësues së Lartë të BE.
Kryemadhi tha për “News24”; “Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”
“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhën zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve.Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”,- tha Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.