-U tha në Opinion

Kryemadhi: “Sami Frashëri” në Paskuqan! Veliaj: Gënjeshtër spektakolare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 26/10/20 |
el ida

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se sipas informacioneve që ajo posdeonte, oborri i shkollës “Sami Frashëri” do t’ju kthehej pronarëve dhe do të ndrëtohej pallat, ndërkohë që gjimnazi i njohur do të spostohej në Paskuqan.

“Të hetojnë një çikë për Shkollën “Sami Frashëri” se kam dijeni që sheshi ishkollës i është kthyer pronarëve dhe shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan. Ka nisur në Paskuqan një shkollë e re. Shikoni, hetoni ka vendime qeverie për kthim prone pronarëve të tokës”, tha Kryemadhi.

Por, përmes një mesazhi dërguar tek drejtuesi i emisionit, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai tha se kjo ishte një gënjeshtër spektakolare dhe se gjimnazi do të ndërtohet aty ku ishte.

“Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe. Ka nisur dhe hapja e sheshit dhe javën tjetër ju ftoj në nisjen e punimeve. Faleminderit Monikës që sapo na dhuroi spotin e fushatës me një gënjeshtër spektakolare me Samiun në Paskuqan”, shkruante Veliaj në mesazhin e tij./Opinion.al

Pas