Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi-Rames: Je peng i kriminelëve, i përdore në zgjedhje, tani po gjakosin rrugët

2017/10/13 at 12:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryemadhi-Rames: Je peng i kriminelëve, i përdore në zgjedhje, tani po gjakosin rrugët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika sot në Kuvend. Me të marrë fjalën kryetarja e LSI-së, tha se po fliste si motra duke ironizuar me Ramën që sëfundmi e ka cilësuar LSI-në si motrën e përbashkët që ka me PD-në. Sipas saj, motra e madhe ishte pikërisht ai dhe kishte edhe 13 të tjera.
“Po e nis si motra, meqë motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motra të tjera, dhe këtë e them si në raportin politik dhe në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Ky njeri është peng, dhe do të mbajë peng ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.


E në përgjigje, Rama shtoi se nuk do replikonte por thjesht ilustroi shembullin e arsyeve të dhimbjes së LSI-së.

Ai listoi një sërë pozicionesh të mbajtura nga LSI-ja ku binin në sy që profesionet nuk përputheshin me pozicionin e punës. ‘Të punësuarit e partisë? Psikologë në vend të elektricistëve”,- tha Rama.

Kryemadhi kërkoi sërish fjalën dhe foli shkurt. “Kush flet për arsim më shkollëpaku, njeriu që urren librin dhe këndimin”,- vijoi ajo.

FJALA E PLOTE

Po e nis si motra, meqë motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motra të tjera, dhe këtë e them si në raportin politik dhe në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Ky njeri është peng, dhe do të mbajë peng ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Pse ka frikë ky zotëria nga fotot? Po të jetë burrë thotë: po unë jam aty, nuk e dija që ishte në kërkim, kam dalë në fotografi, kërkoj falje. Po e ka ditur shumë mirë. Në fakt me erdhi keq, kur e pashë duke qarë që nxorri lotët, po ky është një aktor i madh. Ky do t’ju marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët.

Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental, ashtu siç janë këto projektet eksperiementale. Dje pamë se si oligarkët bënin protestë për TVSH-në, mos u çudisni shumë shpejt do të kemi bandat që do bëjnë protestë në shesh dhe do thonë poshtë shqiptarët, të largojmë shqiptarët. Mos u çudisni, shumë shpejt. Thotë pse ne paskemi hallin e krimit dhe flasim vetëm për krimin. Ta fillojmë me shëndetësinë?

Të fillojmë me koncensionet? Kemi dhe Milvën këtu, e di shumë mirë ajo si e ka bërë dhe çfarë ka bërë. Do të shikojmë dhe këto të koncensioneve të shëndetësisë dhe do dalin në protestë dhe ato dhe do thonë: protestë që të vijnë shqiptarët të bëjnë check-upin! Këtë kemi ne, Shqipëri eksperimentale. Do të flasim për ekonominë?
Të flasim për TVSH-në? Të flasim për taksat? Të flasim për rritjen e çmimeve? Apo të flasim edhe për sigurimin e detyruar të pronës, sepse vëllai i tij ndan apo jeton në shtëpinë e njërit që ka pronë kompani sigurimesh.

Pra vazhdojmë dhe jemi në funksion të oligarkëve. Doni të flasim për arsimin, ku ta kapim ku ta lëmë. Një tmerr, të flasim për policinë, për ça të flasim. Kemi hallin e tullumbave, ne fakt tullumbat janë të mira, nuk janë të këqija, ëmbëlsirë janë, por kam hallin për një tullumb tjetër i cili është shumë i rrezikshëm, është tullumbi i krimit i cili po hyri nuk del më sepse të mban peng dhe nuk të lëshon më kurrë. I përdori më 25 qershor si bodyguard, si ushtar, si miq ,si shok, si shok tavolinash dhe sot të kërkojnë haraç. Dhe haraçi i tyre është përgjakja nëpër rrugët e Shqipërisë.

Kur përmende pronësinë e fajit që ti e thua me fjalë të pahijshme si ato që përdor çdo ditë, më duket sikur flet Frojdi brenda vetes tënde, e përmende dy herë gjatë fjalimit tënd, që faji është, nuk e përmend se kam hall se më përjashton Gramozi.

Qetësohu se e njohin të gjithë humbjen e qetësisë tënde kur të dridhet ty karrigia.
Qetësohu sepse kur humb qetësinë Frojdi brenda vetes tënde të thotë gjëra të tmerrshme dhe shqiptarët do të mësojnë atë se çfarë ti je vërtet, atë që bashkëpunëtorët e tu e dinë më mirë se kushdo tjetër.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Pandeli Majko zbulon ‘dy sekretet’ e fitores së PS në zgjedhjet e 25 qershorit

Majko flet pa doreza: Po kriminelët mbushin kutitë me vota, më janë ofruar edhe mua

Berisha “zbardh” SMS-t e Ramës në celular: Je nëna e krimit!

Berisha-Ramës: Çfarë donte yt vëlla në makinën e kokainës. Publikon faktet

Kush është i madhi i përgjimeve të drogës?! Ja emri që bën publik Sali Berisha

Epitetet që Berisha u vë ministrave: Damian Çela, Ditzi Bushati i klanit Baro
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com