Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Rama votoi kundër interesit kombëtar, i kushtëzuar nga tutorët

2018/02/08 at 3:22 PM
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kryemadhi: Rama votoi kundër interesit kombëtar, i kushtëzuar nga tutorët

Monika Kryemadhi


Iniciativa e sotme për t’i prezantuar këtij kuvendi një projekt rezolutë reflektuese përsa i përket lajthitjes së pafalshme diplomatike në raport me bashkimin e pashpjegueshëm të qëndrimit të Shqipërisë kundër interesave dhe deklaratës së Presidentit të SHBA Donald Trump për vendosjen e ambasadës së vendit të tij në Jeruzalem, është një hap i duhur në drejtim me raportet tona historike dhe diplomatike me partnerin më të rëndësishëm për interesat strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë rajonin e kudo ku ata jetojnë.

Në fakt, nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë dhe as nuk duhet të ishim bërë pjesë e kësaj vote anti-amerikane, pasi vendimi i Presidentit Trump për këtë çështje përfaqëson qëndrimin Sovran të popullit amerikan dhe institucioneve të tij të zgjedhura, Kongresi, Senati, administrata dhe Presidenti.

Argumentat që kjo mazhorancë përdori për të fshehur qëllimin e vërtet pas këtij qëndrimi dhe votimi as nuk qëndrojnë dhe as nuk mund të bindin dot njeri, dhe aq më pak administratën amerikane. Argumentin se Shqipëria ndoqi Bashkimin Europian, si një pjesë e detyrimit në kuadër të procesit të integrimit europian është vetëm një mashtrim politik. Vendet e asociuara apo kandidate për në BE kanë vetëm një detyrim në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së Unionit. Që kur ky qëndrim është unik nga të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe anëtare, ne duhet të ishim të detyruar, (por jo të arsyetuar), për të mbajtur qëndrimin e papërgjegjshëm të kryeministrit të gënjeshtrës. Në rastet kur BE nuk ka një qëndrim unik, çdo vend është i lirë që të mbajë qëndrimin e tij. Kjo do të thotë se asnjë shtërngim nga partnerët europianë nuk kishte Edi Rama dhe mazhoranca e tij e kapur nga krimi, të votonte kundër interesave të SHBA, për më tepër me një votë aspak obliguese.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që Edi Rama e ka shkelur me këmbë përcakton qartë rolin dhe detyrimin e Shqipërisë si shteti amë për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar interesat e shqiptarëve kudo në botë.

Reagimet e shqiptarëve në Shqipëri i dëgjuam qartë se ç’mendojnë dhe çfare qëndrimi kanë për veprimin e çartur të Edi Ramës.

Qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj i dëgjuam qartë.

Qëndrimet e shqiptarëve të Maqedonisë i dëgjuam qartë.

Qëndrimet e shqiptarëve në Mal të Zi i dëgjuam qartë.

Qëndrimet e Shqiptarëve në Serbi i dëgjuam qartë.

Dhe besoj se dëgjuam akoma edhe më qartë këto ditë qëndrimin e shqiptarëve të diasporës në SHBA, asaj diaspore që Edi Rama u bën thirrje patriotike të mbështesin Shqipërinë, por që me këtë veprim u uli kokën përpara bashkëqytetarëve të tyre amerikane.

Kryeministri ynë që nuk lë rast pa na treguar sesa i ditur e erudit është, sesa shumë i referohet Ismail Qemalit, Konicës, Nolit e atdhetarëve të tjerë, është një bylmez me demenca historike, politike dhe diplomatik, pasi përpara se t’i kundërvihej SHBA dhe Presidentit Trump, qëndrimin ndaj të cilit në mënyrë të pacipë dhe të turpshme e bëri edhe gjatë fushatës elektorale në SHBA, duhet të kishte kujtuar sesa shumë i detyrohen shqiptarët Shteteve të Bashkuara të Amerikës popullit amerikan dhe udhëheqësve të këtij vendi të madh.

Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Willson dhe platformën e tij në Konferencën e Paqes, ku sanksionoi të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje në një kohë që ishte pranë copëtimit dhe ndarjes mes fuqive ballkanike të kohës.

Edi Rama duhet të kishte kujtuar qëndrimin e Presidentit Klinton dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi dhe në prah prag të shfarosjessë gjysmës së trungut shqiptar.

Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Bush dhe anëtarësimin e Shqipërisë në alencën më të madhe të lirisë dhe demokracisë në botë, NATO.

Prandaj qëndrimi i Edi Ramës ka qënë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe aspak nga interesi kombëtar.

Ka një shprehje në gjuhën angleze që thotë “a friend in need, is a friend indeed” që do të thotë: “ një mik që të gjendet në nevojë është një mik i vërtetë”.

SHBA ka provuar të jetë e tillë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë përherë mirënjohës dhe janë përpjekur të demostrojnëkëtë mirënjohje në çdo kohë.

Po të kishte pritur Presidenti Klinton sa të merrte leje nga Kombet e Bashkuara për të ndaluar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, sot asnjë shqiptarë nuk do të jetonte në Kosovë. Edhe Presidenti Bush, I cili shpalli Pavarësinë e Kosovës nga Tirana, po të kishte pritur qëndrimin e unifikuar të Bashkimit Europian, as sot nuk do të kishim një Kosovë të Pavarur dhe nuk do ti festonim asaj 10-vjetorin e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm udhëhoqën me vendosmëri sulmin, fushatën, shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës, jo vetëm e shpallën Pavarësinë e saj dhe e njohën të parët, por dhe e kanë udhëhequr me vendosmëri të gjithë fushatën për njohjen e Kosovës, dhe një ditë para votës në OKB, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB deklaroi me krenari se bashkëshorti I saj është shqiptar, dhe se SHBA po përpiqen që Kosova të marrë njohjen e të gjitha vendeve në OKB dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë deri në fund.

Vota e 21 Dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të kësaj qeverie. Kjo nuk është as një votë as për parimet universale të OKB-së për të cilat përlotet aq shumë Edi Rama, as një votë adhurimi për Bashkimin Europian, por është një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare, si dhe shumë veprime të tjera antikombëtare që ai ka kryer për Shqipërinë, siç janë projekti I shndërrimit të Shqipërisë në Republikën e drogës, projekti actual për shndërrimin e Shqipërisë në varrezën më të rrezikshme të mbetjeve europiane, apo akoma më rëndë në projektin nxitës dhe mbështetës për largimin e intelektualëve dhe të rinjve shqiptarë nga Shqipëria. Ju do ta votoni kundër këtë rezolutë që ka propozuar opozita dhe në fakt kjo është vota e dytë kundër që ju keni ndaj SHBA-së dhe Shqipërisë.


*Fjala e Kryetares së LSI në Parlament



Ju sugjerojmë

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Kryesore

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

23 Korrik, 2025 11:19 am
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
Politikë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

22 Korrik, 2025 7:03 pm
Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!
Kryesore

Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!

22 Korrik, 2025 5:49 pm
Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
Politikë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

21 Korrik, 2025 10:04 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

21 Korrik, 2025 6:56 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

21 Korrik, 2025 6:53 pm
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Kryesore

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

21 Korrik, 2025 6:46 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Para
Shpërthimi në Rus/ Makina që transportoi motorrin kamikaz nga Elbasani në Shkodër (video)

Shpërthimi në Rus/ Makina që transportoi motorrin kamikaz nga Elbasani në Shkodër (video)

Studimi: Bimët ndjejnë dhimbje njësoj si njerëzit

Studimi: Bimët ndjejnë dhimbje njësoj si njerëzit

FMN kundër Qeverisë: Jo rrugë me koncension

FMN kundër Qeverisë: Jo rrugë me koncension
















TE FUNDIT

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
23 Korrik, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, kaloi këtë të mërkurë, 23 korrik, për gjykim dosjen ndaj deputetit demokrat...

Lexo më shumë

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
23 Korrik, 2025

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. 19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2...

Lexo më shumë

Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku punonin, pranga 37-vjeçarit, në kërkim…

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
23 Korrik, 2025

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se së bashku me financieren 30-vjeçare kanë arritur të vidhin...

Lexo më shumë

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..
23 Korrik, 2025

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë, të kontrabanduara, arrestohen në flagrancë 4 veterinerë. Policia ka finalizuar operacionin e koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com