Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të enjten ka folur për përplasjet e dhunshme të opozitës në Kuvend të premten e kaluar, duke i quajtur ato të papranueshme.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu për goditjen ndaj kryeministrit Rama me çzime nga Kryemadhi, Meta deklaroi se nuk do të mbajë të njëjtin qëndrim si doktori që tha se është ‘biblike’.
“Çdo devijim nga shinat kushtetuese dhe veneciane do të prodhojë politizim, personalizim, banalizim dhe thjeshtë do t’i shërbejë acarimit të luftës politike.Unë ,edhe para kësaj çështjeje kam bërë thirrje për dialog dhe për t’i dhënë një zgjidhje bazuar mbi standarde transparente dhe në respekt të Kushtetutës çështjes së kryeprokurorit,” -tha presidenti Meta.