Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka mohuar që ish-deputeti Alqi Bllako të ketë qenë pjesë e LSI, edhe pse ka punuar si këshilltar i zotit Meta.
Duke shkuar më tej, Kryemadhi tha se punonjës të presidencës të angazhuar me PS, kanë shpërndarë lekë dhe kanë blerë vota për Alqi Bllakon.
Pjesë nga intervista
Kryemadhi: Di të them që edhe njerëz që ka punësuar Bllako në presidencë dhe janë ende në presidencë, janë pjesë aktive e PS, kanë qenë pjesë e fushatës së zotit Bllako. Madje kanë marr edhe lejen e zakonshme në presidencë dhe shkonin shpërndanin para, nëpunës të presidencës, shpërndanin para për të blerë votat për Bllakon.
Lorenc Vangjeli: Kjo është vepër penale…
Kryemadhi: Po ti ke makina të policisë së shtetit që kanë shpërndarë para për blerje votash.