Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ‘goditur’ me një foto. Në faqen e saj të ‘Facebook’-ut ajo ka postuar një foto ku shfaqet gazetari Blendi Fevziu, që mban në dorë një kravatë, ku shihen dy papagaj që puthen.
“Kravatë me papagaj qe puthen. Me ke ngjajne ne politike?”, shkruan Kryemadhi, ndërsa nuk flet me emra konkrete, por e lë të nënkuptuar që ‘thumbon’ kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha.