Kryesore

Kryemadhi porosi krerëve të degëve për 25 korrikun, ja thirrja për 7 korrikun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 05/07/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte në një takim me krerët e degëve ku foli lidhur me Konventën Kombëtare që do të mbahet më 25 korrik. Ajo tha se 25 korriku ishte shumë i rëndësishëm për ta dhe kërkoi që të merrej seriozisht nga të gjithë.

Një kërkesë ajo e kishte edhe për protestën e 7 korrikut që është thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.

Në pranverë kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madhe krahasuar me fushatat e tjera.

25 korriku është Konventa Kombëtare. Numri i delegatëve nuk e kalon 800. Ka disa largime, disa jashtë shtetit, disa janë larguar nga LSI, gjë që në bashkëpunim me kryetarët në rretheve ne duhet të vendosim një korrdinim për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar. 25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne. Dua që ta marrim seriozisht të gjithë, grupi i punës po punon dhe kush tjetër dëshiron të na bashkëngjitet.

Edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend. Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme, jo si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit që nëse ndihem të kërcënuar është e vetmja mënyrë për të protestuar, jo për PD por për veten e tyre. Mendoj që është e rëndësishme që të njoftojmë njerëzit, të shpërqendrohen nga ajo indiferenca që kanë.

Jam e bindur që ne të gjithë kemi marrë pjesë në protesta pavarësisht kush i ka thirrur s’kanë munguar asnjëherë njerëzit e LSI por kur e bëjmë dhe më politike e prezente njerëzit sensibilizohen më shumë”,-tha Kryemadhi.

Pas