Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

2025/07/03 at 12:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

Deputetja Monika Kryemadhi ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në një prononcim për gazetarët para se të hynte në Kuvend për herë të fundit, Kryemadhi foli me tone të ashpra ndaj Blushit dhe e akuzoi atë se i largoi Ilir Metës të gjithë këshilltarët kur ishte në presidencë dhe po kështu kontribuuesit e partisë. Kryemadhi shkon më tej duke e akuzuar Blushin se e largoi Metën edhe nga shtëpia.

“Tedi Blushi mori çfarë kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët nga presidenca kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, i largoi të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna, por e ka akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua zëvendëson dhe djeg në burg Blushi. Nëse do edhe ndonjë fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. A është izoluar Meta? Është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklaratë për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse i vjen keq se do të zëvendësohet në Kuvend nga Blushi, Kryemadhi u përgjigj:

“Nuk më vjen keq fare se fusha tjetër me të cilën po merrem është më e bukur, më me emocion, me ritëm dhe ke të bësh me njerëz që aspirojnë të bëjnë një gjë të bukur dhe jo me njerëz që duan të hanë bukë në kurriz të të tjerëve.”

Sipas Kryemadhit, Meta është i burgosur politik me urdhër të Yuri Kim dhe Alex Soros për të justifikuar reformën në drejtësi.

“Mendoj se zoti Meta është i burgosur politik. Arrestimi i tij është urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros që iu duhej për të justifikuar, sepse ka filluar USAID iu ndërprenë projektet në Shqipëri dhe po verifikohen gati 189 mln dollarë. SHBA ka paguar shumë para për reformën në drejtësi Nuk besoj se SHBA dhe taksapaguesit amerikanë kanë paguar reformën në drejtësi për të vendosur një prokuror apo disa prokurorë, të cilët bëjnë aferat e grupeve të caktuara interesi kriminale dhe qeveritare. E dyta, ata që lexojnë fletë rrufetë e SPAK nga zyrat e Partisë së Lirisë, se po të marrim të lexojmë kushedi çfarë duhet të them unë për Metën dhe ai për mua. E kam thënë se çdo fjalë e shkruajtur qoftë në akuzë apo pretendimeve të SPAK është përveçse linçim dhe denigrim, është edhe manipulim. Mos të dalin e të flasin për Monika Kryemadhin se po të dal të flas unë për ata nuk e di se çfarë ndodh pastaj.”

Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Ngjarja në Tiranë/Publikohet videoja, i riu ndiqet nga Policia dhe më pas arrestohet

Ngjarja në Tiranë/Publikohet videoja, i riu ndiqet nga Policia dhe më pas arrestohet

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com