Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të bashkëpunojë sërish me Lëvizjen Socialiste për Integrim, nëse Ilir Meta do të rikthehet në krye të partisë.
Rama u përgjigj shumë shkurt, duke deklaruar se nuk hynë në marrëdhëniet familjare të të tjerëve.
“Unë nuk hyj në marrëdhëniet familjare të të tjerëve”-tha Rama.
Mundësia e rikthimit të Metës në krye të LSI u la e hapur nga Kryemadhi, e cila tha se pas përfundimit të mandatit të Presidentit, Meta mund të jetë sërish kryetari i partisë së themeluar prej tij./Opinion.al