Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi nxjerr dokumentet:Inceneratorët do djegin mbetjet politike të Rilindjes

2022/02/19 at 7:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vettingu/ Kryemadhi: Abstenova, PD ndryshoi për një orë, nga kundër në pro

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  në një postim në rrjetet sociale me ironi është shprehur se Inceneratorët, të cilët u nisën për të djegur mbetje urbane, do djegin mbetjet politike të qeverisë.


Kreymadhi teksa publikon dokumentet iu bën thirrje prokurorëve të SPAK, që të hetojnë në zbardhje të së vërtetës së inceneratorëve, si dhe publikun të shikojë dokumentet që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre.

Ajo shprehet se po evidenton përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish Ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit.

Postimi i plotë

Inceneratorët që u nisën për të djegur mbetjet urbane, do djegin mbetjet politike në krye të Rilindjes!

Përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë! Çdo ditë që kalon po shohim sesi presioni mbi prokurorët e SPAK po shtohet, ndaj do vijojmë të zbardhim çdo përgjegjës, me prova e fakte ku rezulton se janë konsumuar vepra penale, me qëllim që nesër të mos ketë askush dyshim, se e vërteta ishte e pamundur për t’u zbuluar.

Ftoj edhe njëherë prokurorët e SPAK, që të hetojnë thellësisht në zbardhje të së vërtetës, si dhe publikun të shikojë dokumentat që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre.

Po evidentoj sot para jush përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish Ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit.

Shikoni sesi, zoti Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, NUK PARASHIKOHET në legjislacionin e koncesioneve.

Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi, i cili është personi përgjegjës në bazë të ligjit 9000/2003 “Për Organizimin dhe funksioninim e KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, për organizimin e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, si dhe është personi përgjegjës për verifikimin e përputhshmërisë ligjore të akteve që futen për miratim në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ME VETËDIJE KA VAZHDUAR PROCEDUREN E MIRATIMIT TË VKM PËR FINANCIMIN E NJË KONTRATE TË PALIGJSHME, edhe pas njoftimit nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK.

Mjafton ky fakt për të kuptuar se këta nuk pyesin as ligjin dhe as agjensitë e tyre kur bëhet fjalë për të vjedhur shqiptarët.

Këshilli i Ministrave financon me VKM, një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme (sipas ligjit 125/2013 dhe shkresës së APP). Dhe nuk ndalemi këtu.

Është vetë kupola që kujdeset për lejen e ndërtimit, po po, ai i gjati që nuk firmos kurrë, ai që të gjithë ja punojnë pas krahëve. Është ai që këtë herë nuk ka alibi, pasi me firmë dhe vulë të tij ka firmosur leje ndërtimi për një procedurë të paligjshme.

Faktet janë, le të inkurajojmë të gjithë drejtësinë e re, që t’i shohë siç duhet dhe të veprojë siç ja parashikon ligji!



Ju sugjerojmë

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
Aktualitet

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

24 Gusht, 2025 9:39 am
Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
Bota

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

24 Gusht, 2025 9:24 am
Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca
Bota

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

24 Gusht, 2025 9:07 am
Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person
Aktualitet

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

24 Gusht, 2025 8:53 am
Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë
Bota

Vëllezër armësh, më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

24 Gusht, 2025 8:47 am
Horoskopi, 6 dhjetor 2019
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:38 am
Elbasani dhe Berati me temperaturat më të larta
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 gusht 2025

24 Gusht, 2025 8:22 am
Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
Bota

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

23 Gusht, 2025 10:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
Bota

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

23 Gusht, 2025 9:42 pm
Para
PD: Administratori i inceneratorit ka punuar për kompaninë private të Ahmetaj

PD: Administratori i inceneratorit ka punuar për kompaninë private të Ahmetaj

Tensionet Ukrainë-Rusi, NATO zhvendos stafin nga Kievi

Tensionet Ukrainë-Rusi, NATO zhvendos stafin nga Kievi

“Po afrohen më shumë”/Uashingtoni: Trupat ruse pranë Ukrainës,gati për të sulmuar

"Po afrohen më shumë”/Uashingtoni: Trupat ruse pranë Ukrainës,gati për të sulmuar
















TE FUNDIT

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
24 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim  Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas....

Lexo më shumë

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
24 Gusht, 2025

Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte...

Lexo më shumë

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca
24 Gusht, 2025

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më...

Lexo më shumë

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person

Durrës/ Përplasje me armë zjarri mes Policisë dhe grabitësve, plagoset një person
24 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Durrës-Tiranë, ku dy persona, pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com