Nga Rrajca e Librazhdit, deputetja e LSI Monika Kryemadhi, e cila eshte shprehur kritike ndaj qeverise Rama kohet e fundit, ka sulmuar serish, duke i quajtur pseudo-reforma ato ne arsim, drejtesi e shendetesi, te ndermarra nga qeveria.
“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti.
Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë.
Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”, tha Kryemadhi.
Keto deklarata i beri gjatë prezantimit te studimit të fizibilitetit të ujësjellësit të ri të zonës, uji për të cilin do të merret nga parku kombëtar i Shebenikut.