Politikë

Kryemadhi: Nuk e besoj Komitetin Teknik, ata po vdesin shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:05 - 10/11/20 |
Opi Nion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur përsëri kundër mbajtjes së maskës në ambiente të hapura.

Gjatë një interviste për “Ora News”, Kryemadhi është shprehur se diçka e tillë nuk ka logjikë biologjike, ndërkohë që ka shprehur mosbesimin e saj ndaj Komitetit Teknik.

Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike. E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Politi Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.

-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull?

E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e funfit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu.

Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.

-Daljet publike janë me maskë.

Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët.

-Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët?

Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë?  Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë./ Opinion.al

Pas