Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbërritur në selinë e PD mesditën e sotme. Burimet thanë se ajo po zhvillon një takim të planifikuar me kreun e partisë, Lulzim Basha.
Ky takim vjen një ditë pasi ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu përmendi katër emra politikanësh, ç’ka mjafton për të vërtetuar lidhjet e politikës me krimin.
Po kështu Lu paralajmëroi se në janar 2018 do të priten arrestimet e para të atyre që ai i quan “peshqit e mëdhenj”.
Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga partitë opozitare për deklaratat e diplomatit, i cili doli dje në krah të aksionit të ministrit Xhafa.
/Opinion.al