-U tha në Opinion

Kryemadhi- Metës: Boll me dashuri me Edi Ramën


               Publikuar në : 21:44 - 20/06/19 |
geliano fataj

“Boll me dashuri me Edi Ramën”. Ku ishte mesazhi qe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri presidentit Ilir Meta.

Mjaft me dashuri për Edi Ramën, jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë veten e vet përpara Edi Ramës”, tha Monika Kryemadhi.

Presidenti Ilir Meta këtë të enjte në një deklaratë për mediat insistonte për rëndësinë e dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, ndërsa shprehej se nuk është momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, theksonte Meta./ Opinion.al

Pas