Monika Kryemadhi ka përsëritur nga Tepelena se zgjedhjet e parakohshme janë pranë, duke i kërkuar anëtarësisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim që të ndezë motorët e fushatës. Ajo shoqërohej në këtë takim nga ish-deputeti Vangjel Tavo.
“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. “Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, ka thënë në këtë takim Monika Kryemadhi.
Edhe më herët, Kryemadhi ka thënë se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme duke deklaruar se për këtë gjë po përgatitet edhe Partia Socialiste. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka përgënjeshtruar dhe duket i vendosur të shkojë në zgjedhje lokal, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës./Opinion.al