Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është pritur në një takim nga kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika kryemadhi.
Në këtë takim është diskutuar mbi reformën zgjedhore në Shqipëri.
Pas takimit Kryemadhi ka thënë për mediat, se Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë çdo iniciativë në Kuvendin e Shqipërisë e cila lidhet me integrimin e vendit në bashkimin Europian.
Ajo ka theksuar se duhet një Reformë e vërtetë zgjedhore dhe jo farsa siç janë bërë deri më sot. Ndërsa ka shtuar se pa votë të lirë, nuk mund të ketë Integrim.
‘Mbështesim një Reformë të vërtetë Zgjedhore. 25 qershori ishte një histori e deformimit të votës. Misioni ynë dekriminalizimi i votës shqiptare. Ti jepet fund farsës me reformën Zgjedhore. Pa rivendosjen e votës së lirë, integrimi i vështirë. LSI mbështet në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin’, deklaroi Kryemadhi.