Politikë

Kryemadhi: LSI gati të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën kryeministër


               Publikuar në : 14:45 - 10/09/19 |
geliano fataj

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramën Kryeministër.  Kjo është deklarata që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dha për News24.  Ndër të tjera ajo tha se partia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

“Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi .

Për mungesën e dialogut të deritanishëm midis palëve, Kryemadhi bën fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant. Monika

Kryemadhi kërkon që organet e reja të drejtësisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo do të minojë edhe më shumë krizën politike në vend. E pyetur rreth komisionit hetimor që është ngritur për Presidentin Meta, Kryetarja e LSI, përgjigjet:

“Nuk më shqetëson fare kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI, axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku në të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”./ Opinion.al

Pas