-U tha në Opinion

Kryemadhi: Kush ia shikon filxhanin Ramës, mesazhin që kam për të!


               Publikuar në : 21:37 - 20/06/19 |
geliano fataj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tregoi se kryeministri Edi Rama është vetë ai që shikon filxhan, ndërsa ky i fundit e akuzon si fallxhore.

“Unë po iu them diçka që të jem e sinqertë. Atë zonjën që i paguan me rrogë që i shikon filxhanin, e ka këshilltaren e vetë. E ka punonjëse. Nuk po ia them emrin por po i them nofkën e gjermanishtes. T’ja shikoj filxhanin dhe t’ja shikojë mirë. Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan, as në letra fati as në horoskop”, tha zonja Kryemadhi.

Mesash të drejtpërdrejtë kishte për shefi e qeverisë:

“O të shpëtojë paratë, o të shpëtojë kokën e vetë. Nuk ka rrugë tjetër. Në politikë ke dy rrugë o të bësh para, o të bësh karrierë. Nuk i bën dot të dyja, tentoi një dhe është në dyert e gjykatës”.

Sipas saj opozita kërkoi standarde për zgjedhjet dhe dalja përpara përgjegjësisë ata që kanë bërë dosjet 184 dhe 339./ Opinion.al

Pas