Monika Kryemadhi, sonte, në emisionin Opinion në lidhje me temën e mbrëmjes se sa të forta janë gratë në Shqipëri, ka treguar se në kohën kur u bëra me fëmijë për herë të parë e “urreja” Ilir Metën për vdekje.
Një shprehje e përdorur nga Kryemadhi, me idenë, se në periudhën e mëmësisë gruaja është shumë e zënë me punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kujdesin prindëror, gjë e cila, e izolon një grua nga aktiviteti i saj normal.
“Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thoja ky më mbylli në shtëpi më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe pastroja. Burri shëtit, leviz bën qejf, ndërsa ti çfare je, je një skllave që rri në shtëpi”, tha ajo.